Tafani: Opozita duhet të kuptojë që është në Parlament
Analisti Endri Tafani, i ftuar këtë të enjte në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, theksoi se opozita duhet të ndryshojë kursin. Sipas tij, protestat janë të mira, por nuk mjaftojnë, pasi duhet ndryshuar qasja në raport me atë që kërkon të përcjellë te publiku. Pjesë nga biseda: Borakaj: Çfarë e bën PD-në imponuese në raport me qeverinë? Tafani: Shifrat, numrat. Për të pasur protesta të efektshme, është e rëndësishme të organizohen sa më shumë protesta. Por opozita duhet të kuptojë që është në Parlament. Nëse mund të japë mbështetje SPAK-ut, gjëja më e thjeshtë do të ishte të organizonte një takim me prokurorët e SPAK-ut, të bënte pyetje për atë që duhet të ndryshohet në ligje, dhe më pas të dërgonte draftin...
Burimi:
vizionplus.tv