Tafani: Ja pyetja që nuk u ngrit në Kuvend për Bordin e Paqes . Stringa: politikanët tanë janë proamerikanë vetëm në teori
Zhurma në Kuvend për ftesën e Trump ndaj Ramës dhe më pas votimi me konsensus për marrëveshjen e Bordit të Paqes ishte pika e diskutimit këtë të enjte në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus. I ftuar në studio, analisti politik Endri Tafani tha se ajo që e çuditi ishte fakti se asnjë nga opozitarët nuk ngriti pyetjen po sikur kjo organizatë e re të shkojë kundër interesave të BE-së, a rrezikon Shqipëria? Ndërsa eksperti i ekonomisë Azmi Stringa tha se politika shqiptare është vetëm në teori proamerikane, pasi në vepra nuk e ka treguar këtë gjë. Pjesë nga biseda: Tafani: A do të ketë kosto kjo gjë për ne në BE? Gjëra të tilla nuk u diskutuan fare në...
Burimi:
vizionplus.tv