Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, reagoi mëngjesin e sotëm përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale lidhur me paralajmërimin e kompanive të karburanteve në Shqipëri për rritje të çmimeve si pasojë e konfliktit të fundit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit. Në reagimin e saj, Tabaku e cilësoi këtë paralajmërim si një spekulim të pastër tregtar, duke theksuar se tregjet ndërkombëtare nuk kanë reflektuar ende një rritje të tillë që të justifikojë shtrenjtimin e menjëhershëm në Shqipëri. “Një gjë është e sigurt në Shqipëri: rritja e çmimeve. Pa u ditur ende çmimet në bursat ndërkombëtare, ato reflektohen menjëherë në rritjen e çmimeve këtu në Shqipëri,” u shpreh Tabaku. Ajo theksoi se paralajmërimi i kompanive të karburanteve për rritje fillimisht me 20 lekë për litër...
Burimi:
javanews.al