Tabaku: Mali i Zi mbylli 13 kapituj në BE, Shqipëria pret nga 25 shkurti raportin

Tabaku: Mali i Zi mbylli 13 kapituj në BE, Shqipëria pret nga 25 shkurti raportin

Jorida Tabaku TIRANË-Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, deklaroi se vendet anëtare të Bashkimi Evropian kanë shfaqur shqetësime serioze për ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit, veçanërisht në lidhje me kapitullin e parë të negociatave. Tabaku e ftuar në emisionin ‘A Show’ në SYRI TV, Tabaku tha se në Bruksel ka pasur një interes të pazakontë për mbledhjen e formatit Coela, ku përfaqësuesit e vendeve anëtare kanë ngritur një numër të madh pyetjesh lidhur me situatën në Shqipëri. Deputetja deklaroi se më 25 shkurt, në të njëjtën ditë kur qeveria shqiptare ndërmori ndryshime në përbërje, në axhendën e Coela-s u prezantua raporti i parë ndërmjetëm IBAR për Shqipërinë. Ky raport lidhet me përmbushjen e detyrimeve në kuadër të grup-kapitullit të parë, i cili përfshin reformën...