Tabaku dhe Bardhi në Berlin, çfarë u diskutua për rrugën e integrimit europian të Shqipërisë?
Gazment Bardhi, përmes një postimi në rrjetet sociale, të shoqëruar me një fotogaleri nga vizita zyrtare në Berlin, ka ndarë detaje mbi një sërë takimesh që, sipas tij, pasqyrojnë qartë pritshmëritë dhe shqetësimet e partnerëve europianë ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë.Ai thekson se delegacioni shqiptar pati mundësinë të zhvillojë dy takime të rëndësishme në Bundestag, konkretisht në Komisionin për Çështjet Europiane dhe në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, ku ishin të pranishëm përfaqësues si të opozitës ashtu edhe të mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë. Këto takime, sipas Bardhit, shërbyen si një platformë e drejtpërdrejtë dialogu për të reflektuar mbi ecurinë e reformave dhe sfidat që vendi përballet në rrugën drejt Bashkimit Europian. Në thelb të diskutimeve, ai nënvizon se Gjermania mbetet një mbështetëse...
Burimi:
kohajone.com