SYRI TV/ Zyrtare, Irena Gjoka e dënuar në Greqi, Prokuroria i dorëzon dokumentet KLGJ
Sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme ka përfunduar pas gati 2 vitesh verifikimin e gjyqtares Irena Gjoka- Shpata-Maneku. Nga verifikimet konfirmohet se gjyqtarja Irena Gjoka, që gjykon dhe burgosi liderët e opozitës shqiptare është e dënuar me burg në Greqi dhe është dëbuar për falsifikim të pasaportës dhe vizës. Prokuroria i ka kaluar dosjen hetimore KLGJ-së që të kryej edhe procedurat për papajtueshmërinë e qëndrimit në detyrë. Ndërkaq SPAK ka refuzuar të jap informacion mbi hetimin, duke pohuar se janë ende në fazë paraprake. Syri tv Gjyqtarja Irena Gjoka, e cila u përdorë për të burgosur liderët e opozitës nga Sali berisha, Ilir Meta e të tjerë konfirmohet edhe zyrtarisht nga Prokuroria e Përgjithshme se ka qenë e dënuar në Greqi dhe e dëbuar...
Burimi:
syri.net