SYRI TV/ Tryeza e opozitës, Hasimja: Partitë të përçara, por edhe pse të ndara, qëllimet janë të njëjta

SYRI TV/ Tryeza e opozitës, Hasimja: Partitë të përçara, por edhe pse të ndara, qëllimet janë të njëjta

Politologu Ermal Hasimja foli në hapje të tryezës së opozitës, të thirrur prej tij, me qëllim bashkimin e të gjitha partive opozitare. Hasimja u shpreh se, pavarësisht disa ndasive të vogla, të gjitha partitë e opozitës kanë qëllime madhore të përbashkëta. Ai theksoi se partitë e opozitës kanë objektiva që lidhen me çështje si zgjedhjet e lira dhe të ndershme, roli që luan krimi në zgjedhje, përdorimi i administratës etj. Një çështje tjetër, sipas tij, është ajo e kodit zgjedhor, ndërsa çështja e tretë ka të bëjë me sistemin e drejtësisë, një sistem që, sipas tij, është kapur nga partia në pushtet.