SYRI TV/ Skandali 100 mln $ me koncesionin, qeveria merr kontrollin e ‘sterilizimit’
Pas përfundimit të kontratës koncesionare abuzive 100 milion dollarëshe me “Sani Service” të dhënë nga ish ministri i kabinetit të parë të Ramës, qeveria shqiptare pas 10 vitesh merr në kontroll këtë shërbim duke krijuar një operator shtetëror. Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për krijimin e Operatorit të Shërbimeve të Integruara të Sterilizimit e cila do të shesë shërbimet e sterilizimit spitaleve shtetërore. Kapitali fillestar i saj do të jetë 2 milionë euro ndërkohë vijojnë hetimet për fryrje kostosh dhe korrupsion me koncesionin e sterilizimit. Syri TV Qeveria ka vendosur të marrë në kontroll procesin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale, në përfundim të kontratës koncesionare abuzive 100 milionë dollarë, që kabineti i Edi Ramës nënshkroi në vitin 2015 me shoqërinë “Sani Service”, në pronësi të...
Burimi:
syri.net