SYRI TV/ Shembet rruga Ura e Mirakës – Polis Gureshpatë, 2 milionë euro të shpenzuara dëm
Shembet një tjetër rrugë në qarkun e Elbasanit, e cila ka kushtuar rreth 2 milionë euro për tu ndërtuar. Bëhet fjalë për rrugën Ura e Mirakës – Polis Gureshpatë, e cila prej dy muajsh në një pjesë të saj është shembur, duke rrezikuar jetën e drejtuesve të mjeteve. Denoncimi për këtë rrugë u bë nga deputeti demokrat Blendi Himçi, i cili akuzoi institucionet se nuk kanë vendosur as sinjalistikë për të njoftuar drejtuesit e mjeteve mbi rrezikun që paraqet rruga. SYRI TV Kjo është rruga Ura e Mirakës – Polis Gureshpatë, e cila lidh disa fshatra të Librazhdit. Siç shihet nga pamjet, rruga, e ndërtuar vetëm dy vjet më parë është shembur në një pjesë të segmentit të saj. Rruga, e cila ka kushtuar 2...
Burimi:
syri.net