SYRI TV/ Rama shpërblen dhunën e policisë në protesta, paralajmëron rritje page për policët

SYRI TV/ Rama shpërblen dhunën e policisë në protesta, paralajmëron rritje page për policët

Kryeministri Edi Rama ka shpërblyer me rritje page punonjësit e policisë, pas dhunës brutale të Policisë së Shtetit, në protestën e  20  shkurtit. Ndërsa njoftoi rritje page për 720  punonjës policie, Rama u shpreh i vendosur për të vijuar edhe me projektin e rrjetëzimit të qendrës së qytetit të Durrësit, pavarësisht protestave të banorëve që do të humbin shtëpitë e tyre.  Syri TV Dy ditë pas dhunës brutale në protestën e opozitës, Kryeministri Edi Rama, ka shpërblyer punonjësit e policisë së shtetit që dhunuan brutalisht protestuesit  dhe sulmuan me gaz lotsjellës qytetarët duke paralajmëruar rritje page për ta. Gjatë podcastit të tij ‘Flasim’, shefi i qeverisë argumentoi rritjen e pagës për forcat RENEA, forcat operacionale dhe forcat kombëtare të sigurisë, me justifikimin që ata shërbejnë...