SYRI TV/ Qendrat e emigrantëve në parkun e Prespës, Sterjovski: Qeveria shqiptare të tërhiqet

SYRI TV/ Qendrat e emigrantëve në parkun e Prespës, Sterjovski: Qeveria shqiptare të tërhiqet

Kryetari i Aleancës së Maqedonasve për Integrimin Europian ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë Shqiptare për ngritjen e qendrave pritëse për emigrantë brenda Parkut Kombëtar të Prespës. Sterjovski i ka bërë thirrje Qeverisë Shqiptare të tërhiqet nga ky vendim. Vasil Sterjovski, kryetar i Aleancës së Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE), deklaron se komuniteti maqedonas i Bashkisë Pustec e kundërshton kategorikisht vendimin e Qeverisë Shqiptare për ngritjen e qendrave pritëse për emigrantë në këtë territor. Sipas tij, ky vendim është marrë pa konsultim me banorët dhe pa përfshirjen e pushtetit vendor. Zonat e parashikuara për ndërtimin e këtyre qendrave ndodhen brenda Parkut Kombëtar të Prespës dhe në një bashki të shpallur zonë turistike, çka rrezikon mjedisin, turizmin dhe zhvillimin afatgjatë të zonës. Prespa, sipas tij, ka nevojë...