SYRI TV/ PS tentativë për të uzurpuar ‘territorialen’, kërkon heqjen e bashkëkryetarit të PD
Mazhoranca socialiste e drejtuar nga Edi Rama po kryen edhe tentativat e radhës për të kapur çdo institucion dhe për të kryer reforma të njëanshme. Pas bllokimit të opozitës në Kuvend, Partia Socialiste ka propozuar që të marrë edhe vendet e opozitës në Komisionin për Reformën Territoriale. Me këtë propozim, Partia Socialiste ka dhënë sinjalet e para për reforma të njëanshme, ndryshe nga sa kërkohet nga aleatët dhe Bashkimi Europian për të garantuar reformat e suksesshme me gjithëpërfshirje. Tentativa e PS-së ka shkaktuar edhe debate në Konferencën e Kryetarëve. Pas paralajmërimeve të kryeministrit Edi Rama për reformat e njëanshme, mazhoranca socialiste ka nisur tentativat e para për mbylljen e çdo hapësire të opozitës, duke tentuar edhe uzurpimin e vendeve të saj në Komisionet e Posaçme...
Burimi:
syri.net