SYRI TV/ Pasi vizitoi vilën e Enverit, Rama kërcënon dhe urdhëron gjykatën: Të lihen në burg ata që sulmuan
SYRI TV Kryeministri Edi Rama ka sulmuar dhe kërcënuar gjykatën, duke kërkuar burgosjen e protestuesve që hodhën fishekzjarrë në drejtim të viles se ish diktatorit Enver Hoxha. Pas vizitës në Vilën 31 në kryeqytet, Rama u shfaq i shqetësuar duke sulmuar protestuesit që kërkojnë dorëheqjen e tij, pas skandaleve korruptive të njëpasnjëshme të qeverisë së tij. Kryeministri Edi Rama ka reguar shumë i shqetësuar pas sulmit me fishekzjarrë ndaj vilës së ish- diktatorit komunist Enver Hoxha. Në një postim në rrjetet sociale, pas vizitës në vilën e Enver Hoxhës, në kryeqytet, Rama sulmoi protestuesit që kërkojnë largimin e tij, pas aferave korruptive dhe në stilin e tij të zakonshëm kërcënoi gjykatën duke kërkuar ndëshkimin e protestuesve. ‘Gjykatësit që i lirojnë këta zjarrvënës të rrezikshëm, sa herë...
Burimi:
syri.net