SYRI TV/ Juglindja e izoluar prej 5 ditësh, asnjë afat se kur mund të hapet rruga, drejtuesit fajësojnë reshjet e shiut
Autoritetet shtetërore nuk kanë dhënë asnjë afat se kur mund të hapet rruga që lidh juglindjen me pjesën tjetër të vendit. Pas 5 ditësh izolimi për shkak të shembjes, disa nga drejtuesit e institucioneve të linjës dolën para gazetarëve dhe fajësuan reshjet e shiut për shembjet duke shmangur përgjegjësitë për ndërtimet pa cilësi të këtyre rrugëve. Syri TV Izolimi i juglindjes së Shqipërisë për shkak të shembjes së rrugëve, do të vijojë për afat të pacaktuar. Disa nga krerët më të lartë të institucioneve të linjës, dolën para gazetarëve në përpjekje për të shpjeguar arsyet e shembjes së aksit Librazhd-Përrenjas e cila ka izoluar prej 5 ditësh një pjesë të mirë të vendit. Drejtori i ARRSH Ami Kozeli tha se do të ndërtohet një rrugë...
Burimi:
syri.net