SYRI TV/ Hidrovori i Durrësit – Zbardhet skandali i ri, kostot e hidrovorit u frynë me 8 mln euro (Dokumentet)
Zbardhet një tjetër skandal, që lidhet me ndërtimin e hidrovorit të ri në Porto Romano. Pas investigimit të publikuar pak ditë më parë, gazetarët e emisionit Plug në Syri Televizion, kanë zbuluar detaje se kostot për ndërtimin e hidrovorit janë fryrë me miliona euro. Preventivi i miratuar në Këshillin Bashkiak të Durrësit parashikonte që hidrovori do të ndërtohej me rreth 12 milionë euro, por shuma e shpenzuar nga Emirjana Sako, shkoi në rreth 20 milionë euro, apo 8 milionë euro më shumë. Syri TV Pas publikimit të emisionit investigativ Plug i Syri TV, që hidhte dritë për aferën e Hidrovorit të Durrësit, gazetarët e Plug kanë zbardhur detaje të reja nga abuzimet financiare me tenderat e këtij hidrovori.Vendimi i Këshillit Bshkiak, i datës 12 korrik 2021, që u...
Burimi:
syri.net