SYRI TV/ Ermal Beqiri nga arratia ‘kap’ 150 mijë € në ditë nga AKSHI, ‘kopshti privat i Ramës’ s’ndal pagesat

SYRI TV/ Ermal Beqiri nga arratia ‘kap’ 150 mijë € në ditë nga AKSHI, ‘kopshti privat i Ramës’ s’ndal pagesat

Biznesmeni Ermal Beqiri është prej disa javësh në kërkim, por raporti i tij i dyshuar korruptiv financiar me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit vijon në mënyrë të pandalur. Në 14 janar, AKSHI ka kryer katër pagesa, me vlerë totale mbi 150 mijë euro për kompaninë “Soft & Solution”, e konsideruar si një nga shoqëritë kryesore në skandalin dhjetra milionë euro të tenderave për pajisjet elektronike. SYRI TV Në 16 dhjetor të vitit 2025, Gjykata e Posaçme vendosi masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për drejtuesen e AKSHI-it, Mirlinda Karçanaj dhe zëvendësen e saj, Hava Delibashi, ndërkohë që nuk janë zbatuar ende masat “arrest në burg” për biznesmenët Ermal Beqiri e Ergys Agasi. Prokuroria e Posaçme i akuzon këta persona për krijimin e një grupi...