Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
SYRI TV/ Durrsakët e përmbytur protestojnë për të dytën ditë! Banorët në revoltë, patronazhistët i kërcënojnë
Për të dytën ditë me rradhë qytetarët e Durrësit kanë protestuar para bashkisë së qytetit në shenjë revolte ndaj braktisjes që u kanë bërë strukturat shtetërore pas përmbytjeve të këtyre ditëve. Ata akuzuan qeverinë dhe pushtetin lokal si përgjegjës kryesor për përmbytjet dhe kërkuan dëmshpërblim të plotë për dëmet e pësuara. Qytetarët e revoltuar hodhën letra higjenike dhe domate ndaj godinës së bashkisë. Nga SYRI TV Qytetarët durrsakë protestuan sërish përpara bashkisë së qytetit për shkak të përmbytjeve masive. Me pankarta në duar, duke ironizuar kryetaren e Bashkisë, Emirjana Sako dhe me thirrjet ‘poshtë korrupsioni’, ‘kukull korrupsioni’ dhe ‘Edi Rama frikacak’ protestuesit u mblodhën përpara institucionit të bashkisë. Qytetarët akuzuan drejtpërdrejtë kryebashkiaken Emirjana Sako si dhe kryeministrin e vendit, Edi Rama, si shkaktarët kryesor të...