SYRI TV/ Debate në kuvend për protestën e 24 janarit, opozita denoncon dhunën masive të policisë

SYRI TV/ Debate në kuvend për protestën e 24 janarit, opozita denoncon dhunën masive të policisë

Debate të ashpra në seancën parlamentare për dhunën e ushtruar ndaj protestuesve më 24 Janar dhe hedhjen e gazit lotsjellës të skaduar duke rrezikuar jetën e qytetarëve. Ndërsa opozita i kërkonte dorëheqjen, Ministrja Albana Koçiu mori në mbrojtje Policinë, duke mohuar edhe arrestimin apo dhunën e të miturit, që u prangos edhe pse nuk kishte lidhje me protestën. Kreu i grupit parlamentar Gazmend Bardhi akuzoi Edi Ramën se ka kriminalizuar policinë duke e përdorur për të dhunuar qytetarë e për të rrëmbyer biznesmenë e të mitur. Syri TV Dhuna policore  në protestën e 24 janarit që nuk kurseu as të miturit dhe gratë, dhe gazi lotsjellës i skaduar që u hodh ndaj protestuesve shkaktoi debate të ashpra në seancën plenare në kuvend. Deputetët e opozitës...