SYRI TV/ Berisha uron nga Elbasani Ditën e Verës: Hera e parë që na mbyllen dyert e BE
Lideri i opozitës, Sali Berisha, uroi nga Elbasani festën e Ditës së Verës, ku iu rezervua një pritje entuziaste nga qytetarët. Berisha tha se për herë të parë kjo ditë i gjen shqiptarët me dyer të mbyllura nga BE për shkak të skandaleve Rama-Balluku, duke paralajmëruar këta të fundit se nuk kanë të ardhme. Berisha u ndal në takime me qytetarët dhe familjet elbasanase, ku tha se Dita e Verës është ditë e ndryshimit dhe se vitin tjetër shqiptarët do të jenë më afër ëndrrës europiane. Siç është bërë traditë, lideri i opozitës Sali Berisha vizitoi Elbasanin për Ditën e Verës, kryeqendrën e festimeve të 14 marsit, aty ku qytetarët i rezervuan një pritje entuziaste. Berisha uroi shqiptarët për një verë të begatë, ndërsa nuk...
Burimi:
syri.net