SYRI TV/ Berisha: 24 janari do jetë protesta më e fuqishme, zemërimi e guximi shqiptarëve do derdhet në shesh
Protesta e 24 janarit do të jetë protesta më e madhe që ka njohur ndonjëherë Shqipëria. Kështu është shprehur kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në foltoren para Kryeministrisë. Berisha iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve t’i bashkohen protestës, e cila ka vetëm një qëllim: rrëzimin e Edi Ramës. Ai komentoi gjithashtu praninë e Belinda Ballukut në Parlament, duke e cilësuar si provokim, si dhe dokumentin e miratuar nga Kongresi Amerikan për Shqipërinë. Në foltoren e zhvilluar këtë të hënë para Kryeministrisë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu bëri thirrje të gjithë qytetarëve t’i bashkohen protestës së opozitës të shtunën, më 24 janar. Berisha tha se kjo protestë do të jetë më e fuqishmja që Shqipëria ka njohur ndonjëherë dhe, për këtë arsye, sipas...
Burimi:
syri.net