SYRI TV/ Berisha: 10 shkurti, dita e kryengritjes paqësore, alternativa e vetme e Ramës, dorëheqja

SYRI TV/ Berisha: 10 shkurti, dita e kryengritjes paqësore, alternativa e vetme e Ramës, dorëheqja

Lideri i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se Edi Rama nuk ka alternativë tjetër përveçse të japë dorëheqjen. Gjatë fjalës së tij në foltoren para Kryeministrisë, Berisha ftoi qytetarët t’i bashkohen protestës së madhe kombëtare të 10 shkurtit dhe theksoi se opozita nuk do t’i ndalë protestat deri në fitore. "Ndaj edhe 10 shkurti është dita tjetër e kryengritjes tonë paqësore. Më 10 shkurt, shqiptarët në të katër anët ftohen në rrugët dhe sheshet e Tiranës. Qytetarët e Tiranës janë të ftuar të zbresin në shesh për t’i thënë leksionin e merituar këtij regjimi antishqiptar. Miqtë e mi, sot Edi Rama nxin siç nxinte dikur diktatori gjakatar Enver Hoxha; ky është diktatori i drogës i shqiptarëve. Ndaj edhe shqiptarët duhet t’i rezervojnë të njëjtin fat që...