Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Synimi për të krijuar qeveri teknike! PD mbledh nesër Kryesinë, pritet të caktohet data e protestës kombëtare
Partia Demokratike TIRANË- Partia Demokratike do të mbledhë nesër Kryesinë në selinë blu. Mbledhja pritet të mbahet në orën 13:00, me në fokus aksionin opozitar, ku pritet të parcaktohet data e protestës kombëtare të radhës. Në njoftimin publik, bëhet me dije se diskutimi në lidhje me aksionin opozitar do të ketë fokusin drejt synimit të krijimit të një qeverie teknike që do i hapë rrugë zgjedhjeve të reja në vend. Mbledhja e Kryesisë vjen pasi ditën e sotme, opozita mbajti një tryezë me aktorë të opozitës dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Në këtë tryezë, aksioni opozitar dhe hapat e ardhshëm ishte tema e diskutimit./ZËRI