Sulo: Vettingu favorizoi qeverinë, rasti ‘Balluku’ nxori në pah krisjen me ndërkombëtarët

Sulo: Vettingu favorizoi qeverinë, rasti ‘Balluku’ nxori në pah krisjen me ndërkombëtarët

Zhvillimet e fundit politike dhe qasja e Partisë Socialiste ndaj kërkesave të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për çështjen “Balluku”, u trajtua gjerësisht në emisionin “Trialog” në RTSH, ku analisti Arion Sulo ofroi një këndvështrim mbi ecurinë e reformës në drejtësi dhe ndikimet gjeopolitike. Gjatë fjalës së tij, Sulo vlerësoi fillimisht vullnetin politik të Kryeministrit Edi Rama në nisjen e reformës në drejtësi, duke kujtuar se ai rrezikoi madje edhe koalicionin e atëhershëm qeverisës me LSI-në. Megjithatë, analisti theksoi se ky proces do të ishte i pamundur pa trysninë dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve. Ai ngriti gjithashtu pretendime mbi mënyrën se si u zbatua procesi i pastrimit të drejtësisë. Sipas Sulos, Vettingu u realizua me juristë të afërt me mazhorancën, duke lënë në sistem gjyqtarë që kishin...