Sulmoi Shoqatën e Prokurorëve si ‘ilegale’/ Gazetari nxjerr dokumentet: Rama gënjeu publikisht
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe këtë herë sulmet ndaj sistemit të drejtësisë, duke tentuar të delegjitimojë publikisht Shoqatën e Prokurorëve, vetëm pse kjo e fundit kërkoi që Gjykata Kushtetuese të mos ndikohet nga presioni politik në çështjen e pagave të magjistratëve. LEXO EDHE: Sulmi i Ramës ndaj gjyqësorit/ Shoqata e Prokurorëve: Pavarësia e GjK, parim themelor përpara vendimmarrjes Në një reagim, Rama deklaroi se bëhet fjalë për “një shoqatë të re, ende të paregjistruar sipas ligjit”, duke lënë të kuptohet se qëndrimi i saj nuk ka legjitimitet. Por kjo deklaratë e kryeministrit rezulton e pavërtetë. Gazetari Isa Myzyraj ka publikuar dokumente zyrtare që vërtetojnë se Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë është e regjistruar plotësisht dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi. Sipas Myzyrajt,...
Burimi:
syri.net