Sulmi rus pranë kufijve të BE dhe NATO-s, Spiropali: Thirrje për masa të forta ndërkombëtare dhe presion më të madh ndaj Moskës

Sulmi rus pranë kufijve të BE dhe NATO-s, Spiropali: Thirrje për masa të forta ndërkombëtare dhe presion më të madh ndaj Moskës

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, reagoi në rrjetin social X pas sulmit të fundit të Rusisë me raketë balistike me rreze të mesme mbi rajonin e Lvivit në Ukrainë, pranë kufirit me Poloninë. Spiropali shkruan se “Shqipëria dënon fuqishëm përdorimin nga Rusia të një rakete balistike me rreze të mesme kundër rajonit të Lvivit në Ukrainë.” “Një sulm kaq pranë kufijve të BE dhe NATO-s përbën përshkallëzim serioz dhe kërcënon sigurinë evropiane dhe transatlantike. Narrativat e trilluara të Rusisë zbulojnë natyrën agresive të veprimeve të saj”, deklaroi Ministrja e Jashtme. “Bëjmë thirrje për masa të forta ndërkombëtare dhe presion më të madh ndaj Moskës. Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetje të Ukrainës”, shtoi Spiropali. Postimi i Spiropalit: Shqipëria dënon fuqishëm përdorimin...