Sulmi ndaj vilës së Enver Hoxhës! Berisha nga SPAK: Besuam se aty ishte Rama, nuk e dinim që brenda ishin artistët
Sali Berisha TIRANË-Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Jashtë ambjente të SPAK, gjatë një komunikimi për mediat Berisha u pyet nga gazetarët në lidhje me sulmin me molotovë drejt vilës së Enver Hoxhës gjatë protestës së të shtunës së opozitës, ku rezultoi se brenda saj ndodheshin edhe artistë të huaj. Kryedemokrati shprehu keqardhje për artistët e huaj, teksa shtoi se protestuesit kishin informacion se në vilë ndodhej kryeministri Edi Rama. Po ashtu, Berisha tha se nuk e dinte që ish-vila e diktatorit ishte bërë qendër kulturore dhe se ishte kundër kësaj. Sali Berisha: Kanë fut njerëz të policisë kriminale që t’u thonë protestuesve se banon Rama. Fillimi i sulmit ka ardhur me besimin se aty...
Burimi:
zeri.ai