Sulmi kibernetik ndaj Kuvendit/ Hoxha: Të jemi më të vëmendshëm, Irani s’ndalet për të sulmuar Shqipërinë

Sulmi kibernetik ndaj Kuvendit/ Hoxha: Të jemi më të vëmendshëm, Irani s’ndalet për të sulmuar Shqipërinë

TIRANË- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi se Shqipëria vazhdon të përballet me kërcënime nga Irani, duke iu referuar edhe sulmit të fundit kibernetik të Iranit ndaj Kuvendit. Sipas Hoxhës, regjimi i Iranit nuk ka ndalur përpjekjet për të sulmuar Shqipërinë, duke kujtuar sulmin kibernetik të vitit 2022. Duke u ndalur të sulmi i fundit kibernetik, ministri theksoi se cenimi i infrastrukturës së Kuvendit tregon avancimin e teknologjisë dhe nevojën për vigjilencë të shtuar. Megjithatë, Hoxha shprehur sigurinë se Shqipëria nuk është e vetme në këtë përballje, pasi mbështetet nga partnerët e NATO-s. “Regjimi i Iranit nuk ka ndalur ndonjëherë për të sulmuar Shqipëri, ishte vetëm një sulm kiberentik në vitin 2022. Ka ndodhur një përmirësim dhe një avancim me teknologjinë. Fakti që...