Sulmi i SHBA në Venezuelë, Berisha: Inkurajim për të rrëzuar Ramaduron tonë

Sulmi i SHBA në Venezuelë, Berisha: Inkurajim për të rrëzuar Ramaduron tonë

Kryetari i PD, Sali Berisha i cilëson inkurajuese sulmet e SHBA në Venezuelë dhe kapjen e presidentit Maduro. Berisha thotë se edhe Shqipëria drejtohet nga kryeministri Edi Rama që sipas tij,  është i ngjashëm me Maduron si për vjedhjen e votave dhe për përfshirjen në trafikun e drogës. “Forcat ushtarake amerikane dhe qeveria e SHBA morën vendimin e tyre për rrëzimin, arrestimin e diktatorit të shëmtuar të Venezuelës, Maduros, dhe evakuimin e tij jashtë vendit për t’i bërë gjyqin e merituar. Largimi i Maduros nga pushteti, këtij diktatori të lidhur me drogën dhe manipulimin e zgjedhjeve, është një lajm i mirë për të gjithë njerëzit e lirë kudo në botë, veçanti për popullin e Venezuelës që vuajti kaq vite nën regjimin e tij. Por është...