Sulmi i fundit me raketë balistike të Iranit në hapësirën ajrore të Turqisë, Tirana zyrtare reagon: Solidaritet i plotë me Ankaranë
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar në rrjetin social X , për sulmin e fundit me raketë balistike të Iranit në hapësirën ajrore të Turqisë. Ministria shprehet se Shqipëria dënon fuqimisht sulmin e fundit me raketë balistike, ndërsa thekson se i qëndron në solidaritet të plotë Turqisë. “Republika Islamike e Iranit vijon të përshkallëzojë konfliktin, duke sulmuar jo vetëm fqinjët e saj në Lindjen e Mesme, por edhe duke vënë në shënjestër Turqinë. Edhe një herë, NATO ka dëshmuar aftësinë e saj të jashtëzakonshme dhe reagimin e shpejtë në mbrojtje të Aleatëve dhe të sigurisë së tyre. Shqipëria dënon fuqimisht sulmin e fundit me raketë balistike të regjimit iranian kundër Turqisë, një partner strategjik i Shqipërisë dhe Aleat i çmuar në NATO....
Burimi:
top-channel.tv