Sulmet nga Irani dhe Hezbollahu, ministri Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

Sulmet nga Irani dhe Hezbollahu, ministri Hoxha telefonatë me homologun izraelit: Shqipëria në solidaritet të plotë me popullin tuaj

Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka zhvilluar një telefonatë me homologun izraelit, pas sulmeve nga Irani dhe Hezbollahu. Ministri Hoxha ka theksuar se Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me popullin izraelit dhe se marrëdhënia mes dy shteteve është e ndërtuar mbi vlera të përbashkëta. “Faleminderit, Ministër Gideon Sa’ar, për urimet dhe për bisedën tonë të frytshme. 🇦🇱🇮🇱 Në këto kohë të vështira dhe sfiduese, Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë me popullin izraelit dhe të gjithë ata që janë prekur nga sulmet e kryera nga Irani dhe Hezbollahu. Shënjestrimi i civilëve është i papranueshëm, dhe ne vlerësojmë kurajon dhe qëndresën e popullit izraelit. Shqipëria mbështet përpjekjet ndërkombëtare vendimtare për të parandaluar përvetësimin nga regjimi iranian, të armëve bërthamore apo të...