“Sulmet ndaj gazetarëve janë arratisje nga llogaridhënia!”- Tabaku reagon për sulmin e Ramës ndaj Klodiana Lalës
Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka dënuar sulmin verbal të kryeministrit Edi Rama ndaj gazetares Klodiana Lala, që kritikoi qeverinë për përmbytjet dhe inceneratorët dhe sipas ligjvënëses, mori një bullizim të hapur nga kreu i mazhorancës. Këtë e ka evidentuar edhe ligjvënësja me një postim të radhës në rrjetin social Facebook, duke nënvizuar se “sulmet ndaj gazetarëve janë arratisje nga llogaridhënia e qeverisë”. Ajo shton se sjellja e kreut të mazhorancës nuk është rastësi: “Kur Kryeministri bullizon gazetarët pse pyesin për korrupsionin qeveritar, problemi nuk janë pyetjet. Problemi është pushteti që ka humbur qetësinë sepse nuk ka përgjigje. Kjo sjellje nuk është rastësi. Të dhënat ndërkombëtare konfirmojnë se degradimi i lirisë së medias në Shqipëri është sistematik. Sa më shumë ngushtohet laku i drejtësisë rreth qeverisë,...
Burimi:
sot.com.al