Sulmet iraniane në Dubai, biznesmeni shqiptar: Turizmi u prek menjëherë nga anulimet, rikthimi ka nisur

Sulmet iraniane në Dubai, biznesmeni shqiptar: Turizmi u prek menjëherë nga anulimet, rikthimi ka nisur

Tensionet e fundit në Lindjen e Mesme, të shkaktuara nga sulmet me raketa dhe dronë iranianë, kanë vënë në qendër të vëmendjes edhe Dubain, një prej qendrave më të mëdha ekonomike dhe turistike të botës. Në një lidhje të drejtpërdrejtë për SYRI TV me moderatorin Arnold Kariqi, sipërmarrësi shqiptar Sokol Çili, i cili jeton dhe punon në Dubai, rrëfen situatën reale në terren, larg panikut të përhapur në media. Sipas zotit Çili, ndërkohë që ditët e para të sulmeve u karakterizuan nga një pasiguri, veçanërisht pas incidentit pranë konsullatës amerikane, situata tashmë po i kthehet normalitetit. "Sot situata ka qenë e qetë, pa asnjë incident në ajër," shprehet ai, duke shtuar se jeta po rifillon ritmin e saj gradualisht. Ai sqaron se objektivi i sulmeve...