Sulmet e SHBA/ Shehu: Irani mban gjallë terrorizmin e Hamasit, Hezbollahut, i rrezikshëm për sigurinë globale

Sulmet e SHBA/ Shehu: Irani mban gjallë terrorizmin e Hamasit, Hezbollahut, i rrezikshëm për sigurinë globale

Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka komentuar në një intervistë në Syri tv zhvillimet e fundit pas sulmeve të SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit. Sipas tij, regjimi iranian paraqet një kërcënim të dyfishtë. Brenda vendit, ai është përgjegjës për “gjakderdhje” dhe shtypje të dhunshme të lëvizjeve popullore, siç u pa në protestat e fundit ku mijëra qytetarë dhe studentë që kërkonin të drejta themelore u vranë. Ky regjim akuzohet se keqpërdor fenë për të ruajtur pushtetin politik dhe për të ushtruar represion, duke e mbajtur Iranin në një gjendje “obskurantizmi” dhe izolimi. Ndërsa në arenën ndërkombëtare, Irani shihet si një qendër e rrezikshme që nxit destabilitet. Shehu tha se, “konsiderohet se regjimi i Iranit, bazon ekzistencën e tij në mbështetjen e terrorizmit rajonal, duke...