“Sulmet e politikanëve ndaj SPAK të ndalojnë”, Gonazto: Ndryshimi i nenit të jetë në përputhje me luftën kundër korrupsionit
Silvio Gonzato TIRANË-Në një intervistë ekskluzive për Deutsche Welle, ambasadori Silvio Gonzato e vlerëson punën e SPAK, një ndër institucionet e drejtësisë ku Bashkimi Europian ka investuar më së shumti në Shqipëri. DW: Z. Ambasador, si e vlerësoni situatën aktuale të Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit në BE? Ambasadori i Delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato: Mendoj se Shqipëria ka bërë vërtet një përparim të jashtëzakonshëm dhe unë ndihem i privilegjuar që kam qenë dëshmitar i kësaj, dhe ndoshta pak më shumë sesa dëshmitar, sepse mendoj se kontribuam edhe për përfundimin me sukses të procesit të shqyrtimit, kur Komisioni dhe qeveria vlerësuan se çfarë duhej bërë në mënyrë që Shqipëria të kualifikohet si anëtare e Bashkimit Europian dhe më pas, brenda 18 muajsh, arritëm të hapnim gjithë kapitujt e legjislacionit...
Burimi:
zeri.ai