Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda
Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmet iraniane ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, duke i cilësuar ato si shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së OKB-së. Sipas mediave vendase, reagimi vjen pas një telefonate që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Gjatë bisedës, Rama ka shprehur solidaritetin e plotë të Shqipërisë me lidershipin dhe popullin e Emirateve. “Shqipëria qëndron në solidaritet të plotë dhe të palëkundur me lidershipin dhe popullin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Siguria në Gjirin Persik nuk është një shqetësim lokal, është një imperativ global”, mësohet të ketë deklaruar kryeministri. Gjatë kësaj bisede, Rama dënoi ashpër sulmet ndaj territorit të Emirateve, duke i cilësuar ato si shkelje të ligjeve ndërkombëtare...
Burimi:
javanews.al