Sulmet dhe vrasja e Khameneit, Trump: Irani do të negociojë, por i thashë se është tepër vonë
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha të martën se lidershipi dhe aftësitë e mbrojtjes ajrore të Iranit janë “zhdukur” pas sulmeve të Uashingtonit dhe Izraelit ndaj vendit të Lindjes së Mesme. “Mbrojtja e tyre ajrore, Forcat Ajrore, Marina dhe Lidershipi kanë ikur. Ata duan të flasin. Unë thashë ‘Tepër vonë!’”, shkroi Trump në një postim në Truth Social. Ndërkohë, presidenti amerikan më parë deklaroi se rezervat e municioneve amerikane në gradë të mesme dhe të larta janë në nivelet e tyre rekord dhe “praktikisht të pakufizuara”, duke sinjalizuar se Uashingtoni është i përgatitur edhe nëse konflikti zgjat më shumë se sa parashikohej fillimisht. Duke folur dje në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se sulmet ka të ngjarë të zgjasin katër deri...
Burimi:
syri.net