‘Stop terrorit ndaj protestuesve paqësor’, Berisha mbështet protestën e Lapajt para Kryeministrisë
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar në lidhje me tensionet e krijuara në protestën e lëvizjes “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë ditën e sotme. “Stop terrorit ndaj protestuesve paqësor”, shkroi Berisha në Facebook, duke akuzuar kryeministrin Rama, të cilin e etiketoi si “Ramaduro”. Stop terrorit ndaj protestuesve paqësor! Ramaduro në mbrojtje të mega-aferave të tij korruptive urdhëron policinë të dhunojë protestuesit para kryeministrisë! Shqiptarët do të rezervojnë fatin e Maduros!
Burimi:
sot.com.al