Stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën, ministri i Mbrojtjes: Shqipëria garanton sigurinë në kuadër të NATO-s

Stërvitjet ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën, ministri i Mbrojtjes: Shqipëria garanton sigurinë në kuadër të NATO-s

Pas mbledhjes së qeverisë, ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi foli për stërvitjen ushtarake serbe në kufi me Kosovën. Ai theksoi se theksoi se Shqipëria i ka të gjitha politikat e sigurisë në përputhje me aleancën ushtarake NATO. Më tej ministri  shtoi se Kosova është e mbrojtur nga KFOR, duke reduktuar çdo perceptim të rrezikut për vendin tonë. “Shqipëria, të gjitha politikat e sigurisë i ka në përputhje me aleancën ushtarake NATO. Qytetarët shqiptarë të jenë të sigurt që përgatitja jonë e forcave të armatosura është në përputhje me NATO-n. Edhe Kosova për sa kohë atje është KFOR.Jemi të sigurt për sa kohë përmbushim detyrat në përputhje me aleancën.”, tha ndër të tjera ai.   Top Channel