“Sterilizimi”/ Ilir Beqaj në GJKKO: S’jam njohur me akuzën e ndryshuar, as me shkrim e gojë!
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj nga seanca gjyqësore në GJKKO për çështjen e ‘Sterilizimit’ ka deklaruar se nuk është njohur me akuzën e ndryshuar as me shkrim dhe as me gojë. “Nuk jam njohur me akuzën e ndryshuar as me shkrim, as me gojë,” u shpreh Beqaj para trupit gjykues. Ai theksoi se gjatë seancave të mëparshme ka kuptuar se procesverbali i seancës është regjistrim audio dhe për këtë arsye kërkoi që ai të dëgjohet në sallë. “Unë kërkoj që ky audioregjistrim të dëgjohet në sallë. Aty asnjë nga prokurorët nuk e ka shqiptuar me gojë akuzën e ndryshuar,” -deklaroi ish-ministri. Beqaj argumentoi se Kushtetuta dhe konventat ndërkombëtare i garantojnë të drejtën për t’u vënë në dijeni në mënyrë të hollësishme për akuzën që i...
Burimi:
ntv.al