“Sterilizimi”, GJKKO dënon me 28 vite burg 8 të pandehur, Rrjepaj e Rrapaj me nga 6 vite burg, për…
Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka dënuar me 6 vite burg Klodian Rrjepajn, ish-zëvendësministër i ministrisë së Shëndetësisë, për vjedhje duke shpërdoruar detyrën dhe falsifikim në dosjen “Sterilizmi”. Në aplikim të gjykimit të shkurtuar ish-zëvendësministri do të vuajë vetëm 4 vite burg. Edhe biznesmeni, Ilir Rrapaj është dënuar me 6 vite burg, dhe do të kryejë dënimin për vetëm 4 vite. Rrjepaj dhe Rrapaj janë shpallur të pafajshëm për veprën penale grup i strukturuar kriminal. Marsela Serjani dhe Sajmir Kadiu u dënuan me nga 3 vite e 6 muaj burg, të reduktuara në 2 vite e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Për të dy u hoq masa e sigurimit. Ndërsa për Serjanin, gjykata konstatoi se dënimi është shlyer. Petret Mersini dhe Arben Gjata...
Burimi:
sot.com.al