‘Statusi strategjik përdoret për të anashkaluar ligjin’/ Avokati: Kallëzim penal për korrupsion, falsifikim, ndikim të paligjshëm dhe grup…
Tensionet rreth ndërtimit të një resorti strategjik në zonën e Baks-Rrjollit janë zhvendosur para dyerve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku dhjetëra banorë protestuan ditën e sotme, duke akuzuar për grabitje pronash dhe ndërtim të paligjshëm. Përfaqësuesit ligjorë të banorëve shprehen se prej një viti kanë depozituar një kallëzim në SPAK, por çështja është transferuar në prokurorinë e Shkodrës dhe hetimet kanë ngecur pa asnjë informacion konkret. Sipas tyre, pretendimet janë të dyfishta: një padi civile për grabitjen e pronave, e cila është ende në proces gjyqësor, dhe një kallëzim penal për ndërtim pa leje, korrupsion, ushtrim i ndikimit të paligjshëm dhe falsifikim dokumentesh në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Në qendër të akuzave është kompania "Gener 2", e cila ka marrë statusin e...
Burimi:
syri.net