‘Stad paralizimi’, Grillo: Koha që shqiptarët të reagojnë, të kërkojnë llogari për të mbrojtur…
E ftuar në emisionin ‘A Show, nën moderimin e gazetarit Adi Krasta, aktivistja shqiptare Iva Grillo u shpreh se gjendja aktuale politike dhe sociale në Shqipëri, është një "paralizë e reagimit qytetar" përballë një qeverisjeje të akuzuar gjerësisht për korrupsion dhe arrogancë. Ajo u shpreh se, vendi ka arritur në një "stad paralizimi", i cili nuk ka ardhur në mënyrë të menjëhershme, por është ndërtuar gradualisht përmes intimidimit, blerjes së favoreve dhe një propagande mediatike të pandalur. Kjo gjendje ka bërë që poshtërimi dhe paraliza të kthehen në një normalitet të pranuar. Grillo u shpreh se për këtë gjendje, duhet patjetër të krijohet një front i përbashkët dhe një reagim qytetar që vepron si "një trup i vetëm" duke theksuar që opozita, të marrë rolin udhëheqës...
Burimi:
syri.net