Sqarimi për mediat/ Meta akuza prokurorisë për keqinformim të gjykatës: Po shpallet fajtori pa prova
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi pas seancës paraprake në gjykatë, duke akuzuar prokurorët se kanë keqinformuar gjykatën dhe kanë shmangur prova që, sipas tij, vërtetojnë pafajësinë e tij. Në postimin e tij në Facebook, Meta tha se gjatë seancës prokuroria kërkoi që të mos merrej si provë statuti i LSI-së/PL-së dhe pranoi se për çështjen e lobimit nuk po hetohet partia, por vetëm ai personalisht. Sipas Metës, hetimi është zhvilluar në mënyrë të njëanshme dhe janë anashkaluar të ardhura të ligjshme të tij ndër vite, gjë që sipas tij është bërë për të krijuar artificialisht dyshime për pastrim parash dhe korrupsion pasiv. Ai kërkoi nga gjykata një ekspertizë të plotë financiare për periudhën që nga viti 1992, kur u zgjodh deputet, deri...
Burimi:
syri.net