Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë, themeluar nga Martin Camaj: Lidhje e fortë midis Shqipërisë dhe Europës përmes dijes, diplomacisë dhe kulturës
Gjatë qëndrimit në Mynih, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, vizitoi katedrën e Albanologjisë në Universitetin Ludwig-Maximilian të Mynihut, ku u riafirmua një lidhje e fortë midis Shqipërisë dhe Europës përmes dijes dhe diplomacisë. Spiropali u prit nga Zv. Presidentja e LMU-së për Humanitetet, Prof.dr. Carola Metzner-Nebelsick, dhe drejtuesja e katedrës, Prof. dr. Enkeleida Kapia, anëtarë të dekanatit, profesorë, studentë e alumni, me të cilët foli për rëndësinë historike, akademike dhe politike të kësaj katedre qysh prej themelimit të saj, pothuajse 60 vite më parë. Katedra u themelua nën drejtimin e Prof. Dr. Martin Camaj, me mbështetjen e shtetit bavarez ndër dekada, dhe tashmë ka mbështetjen e Kryeministrit Rama dhe shtetit shqiptar. Spiropali theksoi se “ka qenë edhe roli i padiskutueshëm i...
Burimi:
top-channel.tv