Spiropali takon zv.kryeministrin italian Antonio Tajani në Tiranë: Korridori VIII, një domosdoshmëri strategjike, jo vetëm projekt në letër
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar ditën sotme një takim bilateral në Tiranë me zëvendëskryeministrin italian Antonio Tajani. Me anë të një postimi në Facebook, Spiropali është shprehur se marrëdhëniet e vendit tonë me Italinë po ngrihen në një tjetër nivel besimi dhe se po vendosen piketa të përbashkëta për avancimin e korridorit VIII. Postimi i Ministres Spiropali: “Kënaqësi takimi në Tiranë me mikun dhe kolegun Antonio Tajani, Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës Italiane, në një kohë kur marrëdhëniet dypalëshe të frymëzuara nga lidhjet e jashtëzakonshme historike, kulturore dhe njerëzore, po ngrihen dita ditës në një tjetër nivel besimi e ndërveprimi. Sot në Ministerialin e Tiranës, falë edhe vendosmërisë së Ministrit Tajani, vendosëm...
Burimi:
top-channel.tv