Spiropali takon krerët e partive kryesore parlamentare në Kosovë: Krah për krah për sigurinë kombëtare dhe aleancat strategjike
Gjatë vizitës së saj zyrtare në Prishtinë, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua me drejtuesit e partive kryesore parlamentare në Kuvendin e Kosovës, Kryetarin e PDK-së Bedri Hamza, Kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku dhe Kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj. Ministrja përgëzoi kontributin konstruktiv të partive politike në krijimin pa vonesë të institucioneve të reja duke vlerësuar stabilitetin institucional të Kosovës, si interes të përbashkët. Spiropali uroi Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për zgjedhjen në krye të PDK-së, si dhe nënvizoi rolin historik dhe politik të PDK-së në mbrojtjen e kauzës së lirisë dhe drejtësisë. Ministrja e Jashtme theksoi se “Shqipëria mbetet pranë Kosovës në respekt të diversitetit politik, por me një bindje të vetme: forcimi i institucioneve...
Burimi:
top-channel.tv