Spiropali takon komandantin e misionit të KFOR-it: Shqipëria mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së Kosovës
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, gjatë vizitës së saj zyrtare në Kosovë u takua sot me komandantin e misionit të KFOR-it në Kosovë, gjeneral major Özkan Ulutaş. Gjatë vizitës, ministrja u takua edhe me trupën e forcave shqiptare që kontribuojnë për sigurinë e stabilitetin në terren me nder e sakrificë. Spiropali falënderoi “trupat tona për profesionalizmin e lartë të treguar”. “Shqipëria mbetet e përkushtuar për të mbështetur plotësisht misionin e KFOR-it në garantimin e sigurisë së Kosovës, e cila është thelbësore në sigurinë e stabilitetin e rajonit dhe më gjerë”, theksoi Spiropali. Gjatë vizitës zyrtare, ministrja Spiropali u prit sot nga krerët më të lartë të shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe ministri i...
Burimi:
javanews.al