Spiropali takim me Ministrin Krichbaum: Procesi i zgjerimit, investim strategjik dhe i pazëvendësueshëm i BE
Gjatë qëndrimit të saj në Mynih, në kuadër të Konferencës së Sigurisë, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua me Ministrin e Shtetit për Europën, Gunther Krichbaum, me fokus me forcimin e partneritetit strategjik Shqipëri–Gjermani në funksion të procesit të integrimit europian. Në takim u nënvijëzua rëndësia e vijimësisë së procesit të zgjerimit si një investim i pazëvendësueshëm, si për vendet kandidate, ashtu edhe për vetë BE. “Në këtë kuadër, folëm për një agjendë shumë konkrete për vijimësinë e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë, me një ritëm edhe më të përshpejtuar”, deklaroi Spiropali. Mbështetja e Gjermanisë, sipas saj, ka qenë dhe do të mbetet vendimtare në avancimin e reformave strukturore, forcimin e institucioneve demokratike dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik, si dhe...
Burimi:
vizionplus.tv