Spiropali takim me Kryeministrin bavarez dhe Ministrin për Europën, ministrja: Bavaria mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Spiropali takim me Kryeministrin bavarez dhe Ministrin për Europën, ministrja: Bavaria mbështetje për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua me Kryeministrin e Bavarisë Markus Söder dhe Ministrin për Europën, Eric Beißwenger. Spiropali deklaron se në takimin me dy zyrtarët e lartë u rikonfirmua partneriteti i shkëlqyer mes dy vendeve tona, teksa qeveria bavareze mbështet fort anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Në fokus të takimit ishte edhe bashkëpunimi ekonomik, me theks te rritja e investimeve bavareze në vendin tonë. “U angazhuam për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënies sonë ekonomike, falë edhe prezencës së zyrës bavareze të tregtisë në Tiranë, me synimin e qartë për nxitjen e investimeve bavareze në vendin tonë”, shkroi Spiropali në rrjetet sociale. Postimi i plotë: Mynih |Me Kryeministrin e Bavarisë Markus Söder dhe Ministrin...