Spiropali pritet nga Presidentja Osmani: Mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe avancimin drejt BE-së e NATO-s
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali u prit nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ministrja Spiropali thotë se rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe avancimin drejt Bashkimit Europian dhe NATO-s. Postimi i Ministres Spiropali: Pritja nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me vlerësimin për angazhimin e saj në forcimin e marrëdhënieve të Kosovës me komunitetin ndërkombëtar, në veçanti me partnerët strategjikë, SHBA-në dhe vendet e BE-së. Rikonfirmova mbështetjen e Shqipërisë për integrimin euroatlantik të Kosovës. Pas vendimit për heqjen e masave kufizuese, është momenti që BE të vendosë pa vonesë dhënien e statusit kandidat për Kosovën. Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen aktive për subjektivitetin ndërkombëtar të...
Burimi:
top-channel.tv